Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Protestoi live kundër luftës në Ukrainë, Rusia dënon gazetaren me 9 vjet burgim

Protestoi live kundër luftës në Ukrainë, Rusia dënon gazetaren me 9 vjet burgim

15:34, 04/10/2023
A+ Aa A-

Një gjykatë në Moskë e ka dënuar gazetaren Marina Ovsyannikova, me tetë vjet e gjysmë burgim, për shkak se ka protestuar në një edicion të drejtpërdrejtë të lajmeve kundër luftës së Rusisë në Ukrainë.

Kjo 45-vjeçare, e cila është gjykuar në mungesë, është shpallur fajtore për “përhapje të informacionit të rremë” për ushtrinë ruse.

Ajo ka ikur prej Rusisë me vajzën e saj vitin e kaluar, duke iu shmangur arrestit shtëpiak.

Vetë gazetarja i konsideron akuzat ndaj saj si “absurde”. Rusia e ka nisur luftën kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Mirëpo ligji në Rusi e ka bërë vepër penale përshkrimin e luftës si “pushtim”. Media shtetërore në Rusi e përshkruajnë luftën si “operacion special ushtarak”.

Dhjetëra persona janë burgosur ose gjobitur për “diskreditim” të ushtrisë së shtetit, hap që grupet për të drejta të njeriut e shohin si tentim të presidentit rus, Vladimir Putin për t’i shtypur disidentët.

Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ rel

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco