Romina Power: Jam ende në kërkim të vajzës time Ylenia

Romina Power: Jam ende në kërkim të vajzës time Ylenia

12:18, 02/10/2023
A+ Aa A-

" Ylenia? Unë jam ende në kërkim të saj ." 

E ftuar në "Verissimo", Romina Power rikthehet për të folur për vajzën e saj të dashur , e cila u zhduk në New Orleans në vitin 1994.

"Asgjë nuk është vërtetuar ende, ndaj nuk e humb shpresën. Brenda meje kam ndjesinë se ajo është gjallë diku . "

Mendimi u kthye edhe më i gjallë në mendjen e këngëtares, gjatë një udhëtimi të rëndësishëm shpirtëror në Medjugorje : “Na erdhi në mendje kur na thanë se gjërat e Ylenisë ishin gjetur në hotel, por nuk kishte asnjë gjurmë të saj ”.

“Me atë rast nuk gjeta qetësi , nuk mund të flija. Një mëngjes u zgjova dhe i thashë vetes se duhej të gjeja një rruzare ”, vijon Power. "Kështu që shkova të kërkoja një manastir , mora një rruzare, u ktheva në hotel dhe fillova të falem. Që nga ai moment gjeta pak qetësi ."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco