Mbështetja ndaj Ukrainës/ Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen në Kiev

Mbështetja ndaj Ukrainës/ Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen në Kiev

11:47, 02/10/2023
A+ Aa A-

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbledhur këtë të hënë (2 tetor) në Kiev për të treguar mbështetjen ndaj Ukrainës.

Por pavarësisht një deklarate të bërë më herët nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Xhosep Borel (Josep Borrell), në takimin e sotëm nuk do të jenë të pranishëm të 27 ministrat e jashtëm.

Disa ministra të jashtëm kanë bërë tashmë fjalime para kamerës në margjinat e takimit, duke përfshirë ato nga Bullgaria, Rumania, Holanda, Portugalia, Belgjika, Qiproja, Danimarka, Italia, Kroacia dhe Franca.

Në një seri postimesh në X, Borel tha më herët se ngjarja në Kiev do të ishte "takimi i parë ndonjëherë i të 27 shteteve anëtare jashtë BE-së".

“Ne po thërrasim një takim historik të ministrave të jashtëm të BE-së këtu në Ukrainë, vend kandidat dhe anëtar i ardhshëm i BE-së. Ne jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin ukrainas”, tha Borel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco