Ëndrra amerikane kthehet në tragjedi, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur pas përmbysjes së furgonit në kufi me Guatemalën

Ëndrra amerikane kthehet në tragjedi, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur pas përmbysjes së furgonit në kufi me Guatemalën

22:21, 01/10/2023
A+ Aa A-

Të paktën 10 emigrantë u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën pasi një furgon me të cilin po udhëtonin u përmbys në një autostradë në Chiapas, në kufi me Guatemalën.

Sipas AFP viktimat ishin gra, duke përfshirë një të mitur. Aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit në seksionin e autostradës që lidh Pijijiapan me Tonala, në bregdetin e Paqësorit të shtetit Chiapas.

Ky është aksidenti i dytë i tillë që ka ndodhur në më pak se një javë. Dy emigrantë u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën të enjten kur kamioni që i transportonte u përmbys në të njëjtin shtet meksikan.

Mijëra emigrantë të kombësive të ndryshme kalojnë Meksikën me autobusë, kamionë dhe madje edhe trena mallrash në përpjekje për të arritur në SHBA.

 

Patrulla Kufitare e SHBA regjistroi zyrtarisht 1.8 milionë kalime emigrantësh në kufirin jugor të SHBA-së midis tetorit 2022 dhe gushtit 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco