Hot Dog-u me 'ar' më i shtrenjtë në histori, Quavo: 100 mijë dollarë

Hot Dog-u me 'ar' më i shtrenjtë në histori, Quavo: 100 mijë dollarë

19:20, 01/10/2023
A+ Aa A-

Quavo bëri bujë në mediat sociale pasi ngarkoi një video të tij duke shijuar një hot- dog, për të cilin ai pretendoi se vlente gjashtë shifra. Ish-anëtari i ‘Migos’ e ka ngrënë ushqimin e shpejtë në një restorant në Francë.

Por reperi i njohur zgjodhi një garniturë të pazakontë, përtej ketchup-it dhe mustardës tipike. Në veçanti, hot-dogu është spërkatur me 'ar', gjë që sipas tij ka rritur ndjeshëm çmimin e ushqimit.

"100,000 dollarë [hot dog] i gëzuar", tha Quavo midis kafshimeve.

Megjithatë, Quavo mund të jetë duke e ekzagjeruar në lidhje me koston e hot-dogut. Në vitin 2012, “Today” raportoi se një hot-dog si ai që konsumoi reperi do t’i kushtonte një restoranti rreth 2300 dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco