Zjarr në një klub nate në Spanjë, ditëlindja shndërrohet në tragjedi me 7 viktima

Zjarr në një klub nate në Spanjë, ditëlindja shndërrohet në tragjedi me 7 viktima

13:57, 01/10/2023
A+ Aa A-

 

Të paktën 7 persona humbën jetën pas një zjarri që shpërtheu në klubin e natës ‘Teatre’ rreth orës 6:00 të mëngjesit në Murcia të Spanjës.

Pas shuarjes së flakëve, ekipet e shpëtimit po gërmojnë nëpër rrënoja për të kërkuar trupat e personave të zhdukur.

Sipas asaj që raporton gazeta ‘El Mundo’, personeli i urgjencës është në kërkim të personave të tjerë të zhdukur nga një grup miqsh që po festonin ditëlindjen në një nga ambientet e dëmtuara. Ndërsa 4 të tjerë janë shtruar në spital të asfiksuar nga tymi.

Ende nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, i cili ka shkatërruar një pjesë të çatisë së ndërtesës.

Bashkia Murcia ka ngritur një zonë në Sallën e Sporteve për familjarët dhe të prekurit, të cilët do të kenë në dispozicion një hapësirë ​​me mbështetje psikologjike dhe njësi të specializuara emergjente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco