Ushtria amerikane kap një drejtues të Shtetit Islamik në Siri

Ushtria amerikane kap një drejtues të Shtetit Islamik në Siri

19:28, 30/09/2023
A+ Aa A-

Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara kryen një bastisje në pjesën veriore të Sirisë më 28 shtator duke kapur Mamduh Ibrahim al-Haji Shaykh, drejtues i organizatës terroriste të vetëquajtur “Shteti Islamik”, tha Komanda Qendrore përmes një deklarate të shtunën. Forcat amerikane përdorën mjete ajrore gjatë bastisjes.

Javën e kaluar, forcat e Komandës Qendrore thanë se kishin kapur Abu Halil al-Fad'ani, një zyrtar i rëndësishëm i organizatës terroriste që njihet shkurtimisht si ISIS. Sipas zyrtarëve amerikanë, ai vlerësohet se ka lidhje me të gjithë rrjetin e “Shtetit Islamik” në rajon. Operacioni u realizua më 25 shtator, sipas Komandës Qendrore, dhe nuk pati civilë të vrarë apo të plagosur./ VOA/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco