Lajmi i fundit

DOKUMENTI EKSKLUZIV/ Nis procedimi penal dhe hetimi për pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij

BBC: Thuajse të gjithë armenët janë arratisur nga rajoni i Nagorno-Karabakut

BBC: Thuajse të gjithë armenët janë arratisur nga rajoni i Nagorno-Karabakut

14:58, 30/09/2023
A+ Aa A-

Më shumë se 100 mijë persona janë arratisur nga rajoni i Nagorno-Karabakut.

Kështu raporton BBC, duke iu referuar të dhënave nga Armenia.

Kjo do të thotë se thuajse e gjithë popullsia etnike armene në këtë enklavë është arratisur që kur Azerbajxhani e mori nën kontroll javën e kaluar.

Azerbajxhani ka deklaruar se kërkon të ri-integrojë këtë zonë dhe të trajtojë të gjithë banorët si të barabartë, por një zëdhënës i qeverisë armene tha se kjo është një gënjeshtër.

Rajoni i Nagorno-Karabakut njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por është drejtuar nga armenët etnikë prej tre dekadash.

Rajoni malor në Kaukazin e Jugut është mbështetur nga Armenia- por edhe nga aleati i saj, Rusia.

Të paktën 200 armenë etnikë dhe dhjetëra ushtarë azerbajxhanas u vranë ndërsa ushtria e Azerbajxhanit hyri brenda rajonit.

Si pjesë e një marrëveshje armëpushimi, separatistët kanë rënë dakord të dorëzojnë armët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco