Garanci sociale për luftëtarët që mbrojnë atdheun, Putini takohet me ish-komandantin e Vagnerit

Garanci sociale për luftëtarët që mbrojnë atdheun, Putini takohet me ish-komandantin e Vagnerit

10:55, 29/09/2023
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin e Mbrojtjes Junus-Bek Jevkurov (Yunus-Bek Yevkurov) dhe ish-komandantin e Vagner (Wagner) Andrej Troshev (Andrey).

Sipas një deklarate të publikuar nga Kremlini, presidenti Putin ka deklaruar se ka diskutuar për “garancitë sociale” për këdo që kishte luftuar për të “mbrojtur atdheun”.

Ai përmendi gjithashtu një takim të mëparshëm me Troshev, në të cilin ata kishin biseduar për formimin e njësive luftarake vullnetare për të luftuar në Ukrainë.

Troshev është një kolonel rus në pension dhe një anëtar themelues dhe drejtor ekzekutiv i grupit Vagner, sipas dokumenteve të sanksioneve të publikuara nga Bashkimi Evropian dhe Franca.

Në qershor, presidenti Putin propozoi që Troshevi të komandonte grupin ushtarak privat në vazhdën e rebelimit të dështuar të Vagner. Ekspertët e sigurisë parashikuan se Kremlini do të kërkonte të thithte më tej grupin në ushtrinë ruse. Në fillim të kësaj jave, zyrtarët ukrainas thanë se luftëtarët e Uagner ishin kthyer në frontin lindor, tani duke punuar si individë për Ministrinë Ruse të Mbrojtjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco