Ukraina planifikon të padisë tre vende për ndalimin e importit të produkteve bujqësore

Ukraina planifikon të padisë tre vende për ndalimin e importit të produkteve bujqësore

16:34, 18/09/2023
A+ Aa A-

Ukraina po planifikon të padisë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë për ndalimet e tyre ndaj produkteve të saj bujqësore.

Kievi mund të vendosë masa reciproke ndaj Polonisë nëse Varshava nuk i heqë masat, sipas përfaqësuesit ukrainas të tregtisë, Taras Kachka, shkruan Sky News.

“Ne do të detyroheshim të hakmerremi për produktet shtesë dhe do të ndalonim importin e frutave dhe perimeve nga Polonia,” tha ai.

“Është e rëndësishme të vërtetohet se këto veprime janë ligjërisht të gabuara. Dhe kjo është arsyeja pse ne do të fillojmë procedurat ligjore nesër”, shtoi Kachka.

Kufizimet e vendosura nga Bashkimi Evropian në maj lejuan fqinjët e Ukrainës të ndalonin shitjet e brendshme të grurit, misrit, farave të rapit dhe lulediellit ukrainas, duke lejuar tranzitimin e ngarkesave të tilla për eksport diku tjetër.

Pas kësaj, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria njoftuan kufizimet e tyre për importet e grurit ukrainas pasi Komisioni Evropian ekzekutiv vendosi të mos zgjasë ndalimin e tij.

Të tre vendet kanë thënë se po veprojnë në interes të ekonomive të tyre dhe po përpiqen të mbrojnë fermerët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco