Doli të bënte sërf me gjarprin e tij, e pëson keq aventurieri i dallgëve

Doli të bënte sërf me gjarprin e tij, e pëson keq aventurieri i dallgëve

16:21, 18/09/2023
A+ Aa A-

Fillimisht ai u bë viral, teksa video e tij duke bërë sërf me pitonin që mban si kafshë shtëpiake në një plazh publik në Australi u bë virale në rrjet.

Por, kjo aventurë i ka kushtuar shtrenjtë Higor Fiuzas, pasi është gjobitur me më shumë se 2000 dollarë australianë për nxjerrjen e zvarranikut në plazhin publik të Gold Coast.

Ai kapi dallgët në Gjirin e Ylberit të paktën 10 herë me pitonin e tij të quajtur Shiva, ndërsa video në momentin kur bënte sërf u shpërnda gjerësisht në internet.

Fiuza tha për kanalin e lajmeve 9News: “Gjarpri shkon për të notuar pak dhe më pas kthehet në bord, thjesht duke lundruar duke pritur për valën perfekte”.

Sërfisti tha se gjarpri dukej se e shijonte ujin sepse kurrë nuk fërshëllente teksa ndiqte valët, diçka që e bën normalisht kur është i mërzitur.

Megjithatë, oficerët e kafshëve të egra nga Departamenti i Mjedisit dhe Shkencës në Queensland ishin të shqetësuar për mirëqenien e gjarprit pasi panë videon.

Një nga oficerët tha: “Gjarpërinjtë janë padyshim kafshë gjakftohta dhe në përgjithësi shmangin ujin. Për pitonin uji ishte jashtëzakonisht i ftohtë, dhe gjarpërinjtë e vetëm që duhet të ndodhen në oqean janë gjarpërinjtë e detit”.

Departamenti i Mjedisit dhe Shkencës në Queensland tha se Fiuza është gjobitur me 2322 dollarë australianë pasi nxorri një zvarranik në publik pa leje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco