Ushtrisë amerikane i humb avioni/ Fox News: Kërkohet ndihma e qytetarëve

Ushtrisë amerikane i humb avioni/ Fox News: Kërkohet ndihma e qytetarëve

12:56, 18/09/2023
A+ Aa A-

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar ndihmën e publikut për gjendjen e një avioni luftarak F-35, i cili u braktis nga piloti, për shkak të një defekti.

Sipas Fox News, avioni u zhduk nga radari mbrëmjen e së dielës, teksa ishte duke fluturuar në jug të Karolinës së Jugut. Piloti ka hasur një avari në mjetin fluturues dhe për këtë arsye u hodh me parashutë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa po pyetet se ku mund të ketë përfunduar avioni.

Incidenti është ende i paqartë, teksa autoritetet po kërkojnë përreth dy liqeneve në Charleston për mbetje të avionit F-35B Lightning II.

Menjëherë pas ngjarjes, baza ushtarake në Charleston bëri një postim në X, ku e cilësoi si thelbësore ndihmën e publikut për gjetjen e avionit.

F-35B Lightning II është një avion i krijuar nga kompania “Lockheed Martin”, ai kushton plot 80 milionë dollarë dhe është një ndër më të avancuarit në luftën ajrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco