Soros jep 5.5 milionë dollarë për ‘ushtrinë’ e TikTokersave pro-Biden

Soros jep 5.5 milionë dollarë për ‘ushtrinë’ e TikTokersave pro-Biden

15:29, 16/09/2023
A+ Aa A-

Miliarderi ultramajtist, George Soros, po intensifikon shpenzimet për fushatën pro presidentit aktual amerikan, Joe Biden.

Sipas NY Post, donatori i të majtës amerikane po financon një ‘ushtri’ me Tiktokersa, për të vlerësuar presidentin Biden dhe për të goditur konservatorët.

Gazeta thekson se Fondacioni për Shoqëri të Hapur ka dhënë plot 5.5 milionë dollarë në këtë drejtim, në mënyrë që TikTokersat e rinj të mbështesin kauzat e ekstremit të majtë.

Paratë kanë shkuar për një organizatë të quajtur ‘Accelerate Action’. Nga ana e saj, kjo organizatë i ka devijuar fondet për të tjera organizata siç është edhe ‘Gen Z for Change’, e cila krenohet se ka një rrjet të gjerë TikTokersash. Kjo organizatë thotë se ka të paktën 500 aktivistë, organizatorë dhe krijues në rrjetet sociale.

Duke përdorur këtë organizatë dhe të tjerë ndikues të medieve sociale, Biden po përpiqet që të shesë axhendën e tij politike. Madje në një rast, ‘Gen Z for Change’ u ftuan për vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

93-vjeçari Soros ka shpenzuar miliarda dollarë në dekada për të financuar kauzat e majta në mbarë botën. Këtë herë ai është zotuar se do shpenzojë shumë për të mos lejuar që Donald Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco