Gaforrja blu pushtuese e Italisë entuziazmon koreanët, adhurues të ushqimeve të detit

Gaforrja blu pushtuese e Italisë entuziazmon koreanët, adhurues të ushqimeve të detit

13:31, 16/09/2023
A+ Aa A-

Një pushtim i krustaceve në Itali ka ngjallur entuazizmin në kuzhina në Kore, pasi një importues vendas i produkteve të detit po nxiton për në  Itali për t’i importuar.

Bregdeti i Adriatikut të Italisë këto vitet e fundit është përballur me një specie gaforresh pushtuese, të quajtur gaforrja blu e Atlantikut, pasi  speciet kanë bërë kërdinë në ekosistemin e vendit dhe kanë shkaktuar dëme prej miliona dollarësh.

E ardhur për herë të parë përmes anijeve të huaja disa vite më parë, gaforrja blu e Atlantikut gjeti një mjedis mikpritës në ujërat e Mesdheut të ngrohura nga ndryshimet klimatike.

E huaja e padëshiruar shpejt vazhdoi të gëlltiste 90 për qind të molusqeve të reja të Italisë, duke shkaktuar një humbje prej rreth 100 milionë eurosh, sipas Fedagripesca-Confcooperative, një shoqatë të peshkatarëve italianë.

Mirëpo problemi i Italisë ka ndezur një valë emocionesh në Korenë e Jugut, ku gaforrja e papërpunuar e marinuar – e quajtur në koreanisht “gejang” – është një delikatesë.

Peshkatarët e etur koreanë, duke i parë ato si një minierë ari të kuzhinës, u hodhën menjëherë në veprim.

Sipas mediave koreane të lajmeve, një importues i ushqimeve të detit në Incheon me mbiemrin Lee ka kontaktuar tashmë Dhomën Italiane të Tregtisë për të pyetur në lidhje me importimin e gaforres blu.

Bisedimet e avancuara janë duke u zhvilluar dhe Lee pret që gaforret të arrijnë në Kore brenda vitit.

Siç qëndron, 97% e gaforreve të importuara në Kore vijnë nga Kina, me 3 përqind të mbetura nga Pakistani dhe Tunizia, sipas të dhënave nga Shoqata e Tregtisë së Peshkimit Kore.

Edhe pse është e pasigurt se sa do të kushtojnë gaforret blu italiane, ekspertët spekulojnë se çmimi do të jetë i ngjashëm me gaforret pakistaneze dhe tuniziane – rreth 6,50 dollarë për kilogram, duke e bërë atë një zëvendësuese me kosto efektive për gaforret vendase blu premium.

Pyetja thelbësore mbetet: A do të përputhet shija e gaforres blu italiane me atë të gaforreve të dashura vendase?

Ndërsa askush nuk e di me siguri, importuesi i ushqimeve të detit pohoi në komentet për mediat lokale se gaforret blu italiane janë në fakt shumë të ngjashme me gaforret blu autoktone, madje më shumë se kushërirat e tyre pakistaneze dhe tuniziane.

Ekziston një paralajmërim: guaska më e fortë e gaforres blu të Atlantikut e bën më të vështirë për t'u ngrënë, pasi shumë njerëz e hanë “gejang” me gjithë guackën.

Pavarësisht këtij kufizimi, tregtarët koreanë shpresojnë se ky dëmtues italian do të gjejë një numër të madh adhuruesish në Kore./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco