Humbën jetën në tragjedinë e 11 Shtatorit, dy viktima identifikohen pas 22 vjetësh

Humbën jetën në tragjedinë e 11 Shtatorit, dy viktima identifikohen pas 22 vjetësh

12:49, 10/09/2023
A+ Aa A-

Mbetjet e dy personave të vrarë në sulmin e 11 Shtatorit janë identifikuar 22 vite pas tragjedisë.

Autoritetet kanë konfirmuar identitetet e një burri dhe një gruaje që u vranë nga sulmi terrorist në World Trade Center në Nju Jork më 11 Shtator 2001. Me kërkesën e familjeve të tyre, emrat nuk janë bërë publikë.

Nëpërmjet teknikave të segmentimit të ADN-së janë identifikuar mbetjet njerëzore të 1649 viktimave të cilat janë gjetur në gërmadha. Përparimet e teknologjisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e rezultateve pozitive të cilat më parë merrnin përgjigje negative.

I njëjti proces po përdoret për të identifikuar viktimat nga zjarret e muajit Gusht në ishujt Hauai.

Rasti i fundit i identifikuar nga thuajse 3000 personat që humbën jetën në tragjedinë e 11 Shtatorit ishte në vitin 2019. Mbetjet njerëzore të më shumë se 1000 personave duhet të përkojnë me viktimat të cilat ruhen në Muzeun dhe Memorialin Kombëtar të 11 Shtatorit në të njëjtin vend ku u shuan jetët e tyre.

Gjatë kësaj jave, Presidenti Biden refuzoi një marrëveshje për 5 të burgosur nga Guantanamo që akuzohen për koordinimin e sulmit terrorist të 11 Shtatorit. Nga  kjo marrëveshje, 5 të pandehurit do të akuzoheshin për krime lufte. Rrjedhimisht ata do të dënoheshin me burgim të përjetshëm duke shmangur dënimin me vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco