Video rrënqethëse/ Momenti kur foshnja e porsalindur nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Marok

Video rrënqethëse/ Momenti kur foshnja e porsalindur nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Marok

12:19, 10/09/2023
A+ Aa A-

Pamje rrënqethëse vijnë nga Maroku, e cila u godit nga një tërmet vdekjeprurës mbrëmjen e së premtes.

Në mediat e huaja po qarkullon një video, ku tregon një burrë që nxjerr nga rrënojat një bebe të porsalindur. Thuhet se foshnja është dërguar në spital, ku po merr dhe kujdes mjekësor.

Sakaq, Ministria e Brendshme e Marokut përditësoi numrin e të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm duke thënë se të paktën 2,012 njerëz u vranë dhe 2,059 u plagosën.

Sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik, tërmeti i Morkut përshkruhet si tërmeti më i fortë që ka goditur kombin e Afrikës Veriore në më shumë se një shekull.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) konfirmoi se epiqendra, ishte 75 kilometra (46.6 milje) në juglindje të Marrakech, në një thellësi prej 18.5 kilometrash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco