Samiti i G20 në Indi, deklaratë të përbashkët, por nuk dënohet Rusia

Samiti i G20 në Indi, deklaratë të përbashkët, por nuk dënohet Rusia

15:57, 09/09/2023
A+ Aa A-

Pavarësisht ndasive të thella mbi luftën në Ukrainë dhe mungesën e dy aktorëve kyç, Vladimir Putin dhe Shi Xhinping, 20 ekonomitë më të mëdha në botë, duke se kanë arritur konsensus mbi një deklaratë të përbashkët në samitin që po mbahet në Indi.

Njoftimin e rëndësishëm, e bëri kryeministri i vendit organizator, Narendra Modi, i cili megjithatë nuk dha shume detaje. Kishte pak shprese se udhëheqësit mund të dakordësoheshin mbi deklaratën, ndërsa pika më e nxehte ishte mënyra se si do të përshkruhej në të, lufta në Ukrainë.

Modi dha edhe një tjetër lajm të rëndësishëm më herët gjatë ditës, kur bëri të ditur se unioni afrikan, do ti bashkohej grupit të ekonomive më të mëdha. Unioni do të marre statusin e anëtarit të përhershëm në G20-të, një vendim i konsideruar si historik pasi pritet fuqizojë zërin e shteteve afrikane.

Samiti i G20-t mbahet për herë të parë në Azinë Jugore, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të tillë, si Joe Biden, Rishi Sunak, Emanuel Macron apo Olaf Sholc. Në tryezë janë çështje të tilla si ndryshimet klimatike, siguria ushqimore dhe ristrukturimi i borxhit për vendet e varfra.

Kryeministri indian shpreson që një samit i rëndësishëm do të promovojë imazhin e Indisë si fuqi globale në prag të zgjedhjeve të vitit te ardhshëm. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco