'Pipigate': Ministri belg i Drejtësisë në hall të madh pas skandalit të urinimit në ditëlindjen e tij

'Pipigate': Ministri belg i Drejtësisë në hall të madh pas skandalit të urinimit në ditëlindjen e tij

12:10, 09/09/2023
A+ Aa A-

Një hetim për "sjellje fyese" u hap pasi të ftuarit në festën e ditëlindjes së ministrit belg të Drejtësisë u akuzuan për urinim mbi një makinë policie.

Ministri belg i Drejtësisë me siguri do ta kujtojë ditëlindjen e tij të 50-të. Tre nga të ftuarit e tij akuzohen se kanë urinuar mbi një makinë policie të parkuar jashtë shtëpisë së tij natën e 14-15 gushtit.

Ministri Vincent Van Quickenborne doli para Parlamentit të enjten pas hapjes së një hetimi më 23 gusht. Ai i tha parlamentit belg se nuk i kishte parë tre të ftuar në festën e tij të ditëlindjes duke urinuar në një furgon policie jashtë shtëpisë së tij dhe kërkoi falje për incidentin skandaloz.

"Unë do të doja t'i kërkoja falje çdo oficeri policie në vend. Unë e kuptoj plotësisht pse ata janë të indinjuar. Është absolutisht e papranueshme," tha ai në një seancë të jashtëzakonshme 3-orëshe përpara deputetëve në Komisionin e Drejtësisë.

Van Quickenborne thotë se ai i thirri tre të dyshuarit "dhe i ofendoi ata". Ai ka pohuar se ka ndihmuar hetimin duke kërkuar që tre të dyshuarit të paraqiten para prokurorit publik, i cili ka mundur t'i marrë në pyetje.

Ministri tregon pamjet e veta

Sapo skandali shpërtheu më 23 gusht, me zbulimet e disa mediave flamande që kishin parë imazhet e tre të ftuarve që zbraznin veten mbi furgon, Van Quickenborne pretendoi se nuk kishte qenë i pranishëm në atë kohë dhe se nuk ishte plotësisht në dijeni për këto.

Por të hënën më 4 shtator, transmetuesi publik flamand VRT hodhi dyshime mbi versionin e tij, në bazë të imazheve të tjera në të cilat kishte akses.

Të nesërmen, ministri vendosi të shfaqte në një kanal tjetër pamjet e tij, të marra nga kamerat e fiksuara në shtëpinë e tij, në të cilat ai mund të shihet dukshëm i zhveshur teksa shkon tek dera në orën 4 të mëngjesit.

Në pamje, ministri shihet i përkulur si për të imituar gjestin e dikujt që urinon, pranë mikut të tij, i cili duket gazmor.

Me kujdes, ministri e cilësoi gjestin me “të luajtjes së kitarës”, por tha se në atë kohë mendja e tij ishte e turbullt.

Ai tha gjithashtu se i ftuari i tij i fundit, një nga miqtë e tij më të mirë, "nuk kishte asnjë lidhje me incidentet" që shënuan festën e tij të 50-vjetorit.

Çështja, e quajtur "pipigate" [pee-peegate] nga media belge, e ka vënë këtë lider liberal flamand në një pozitë të vështirë ku disa sindikata policore që i bëjnë thirrje atij të japë dorëheqjen.

Kryeministri Alexander De Croo, i cili bëri një paraqitje të shkurtër në festën e ditëlindjes, u mor në pyetje të enjten nga një gazetar në një konferencë shtypi në Bruksel për një temë tjetër./ar.sh/SYRI.NET

ImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco