Njerëzit vrapojnë të tmerruar, ndërtesa që shemben, ja momenti i tërmetit me magnitudë 7 në Marok (Video)

Njerëzit vrapojnë të tmerruar, ndërtesa që shemben, ja momenti i tërmetit me magnitudë 7 në Marok (Video)

08:34, 09/09/2023
A+ Aa A-

Shumë ndërtesa u shembën pas tërmetit të së premtes mbrëma në jugperëndim të qytetit Marrakech në Marok, treguan pamjet e transmetuara nga stacioni shtetëror televiziv Al-Aoula.

Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë dhe ndërtesat e tyre të banimit pasi Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i vendit paralajmëroi për pasgoditje.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Ighil në provincën Al Haouz të rajonit Marrakech-Tensift-El Haouz të Marokut.

Rreth 300 persona kanë humbur jetën dhe numri i të plagosurve sa vjen e rritet. Ky është momenti kur tërmeti goditi Marokun, teksa njerëzit vrapojnë të tmerruar të shpëtojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco