Kim Jong Un 'do të vizitojë Putinin' në Rusi që të diskutojnë për armët

Kim Jong Un 'do të vizitojë Putinin' në Rusi që të diskutojnë për armët

07:50, 05/09/2023
A+ Aa A-

New York Times njoftoi se takimi mes Kim dhe Putin mund të zhvillohet në qytetin port të Vladivostok, në bregun lindor të Rusisë.

Kim Jong Un, lideri i Koresë së Veriut ka planifikuar të shkojë në Rusi këtë muaj për të takuar Presidentin rus Vladimir Putin, ka thënë një zyrtar amerikan për CBS.

Të dy liderët do të diskutojnë mundësinë që Koreja e Veriut t'i sigurojë Moskës armë për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë, tha zyrtari.

Vendndodhja e saktë e takimit të planifikuar nuk është e qartë.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm mbi këtë lajm, i përcjellë edhe nga media të tjera amerikane, nga Koreja e Veriut apo Rusia.

Burimet i thanë “New York Times” se Kim kishte shumë gjasa të udhëtonte me tren të blinduar.

Takimi i mundshëm vjen pasi Shtëpia e Bardhë tha se kishte informacione të reja se negociatat për armët midis dy vendeve po "përparonin në mënyrë aktive".

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ishte përpjekur të bindte Phenianin që t'i shesë municion artilerie Rusisë gjatë një vizite të fundit në Korenë e Veriut.

Armët e ekspozuara në takim përfshinin raketën balistike ndërkontinentale Hëasong, që besohet të jetë ICBM e parë e vendit që përdor lëndë shtytëse të ngurta. Ishte hera e parë që zoti Kim hapi dyert e vendit për mysafirët e huaj që nga pandemia Covid.

Image

Në korrik, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu vizitoi Korenë e Veriut.

Putin dhe Kim që atëherë kanë shkëmbyer letra "duke u zotuar të rrisin bashkëpunimin e tyre dypalësh", tha ai.

“Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të ndërpresë negociatat e saj me Rusinë për armë dhe të respektojë angazhimet publike që Pheniani ka marrë për të mos ofruar apo shitur armë Rusisë”, tha Kirby, duke iu referuar me emrin e shkurtuar.

Ai paralajmëroi se SHBA-ja do të ndërmarrë veprime, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve, nëse Koreja e Veriut do të furnizonte Rusinë me armë.

Ekziston shqetësim si në Uashington ashtu edhe në Seul për atë që Koreja e Veriut do të merrte në këmbim të një marrëveshjeje të tillë, e cila mund të rezultojë në rritjen e bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve në Azi.

Të hënën, shërbimi sekret i Koresë së Jugut informoi se zoti Shoigu i kishte sugjeruar Rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut të zhvillonin stërvitje të përbashkëta detare, të ngjashme me ato të kryera nga SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia.

Një frikë tjetër është se Rusia mund të furnizojë Korenë e Veriut me armë në të ardhmen, në një kohë kur Pheniani ka më shumë nevojë për to.

Akoma më shqetësuese, Kim Jong Un mund t'i kërkojë Putinit t'i sigurojë atij teknologji ose njohuri të avancuara të armëve, për ta ndihmuar atë të bëjë përparime në programin e tij të armëve bërthamore.

Megjithatë, një marrëveshje mund të përfundojë si më shumë transaksionale sesa strategjike. Tani për tani, Rusia ka nevojë për armë, dhe Koreja e Veriut e uritur nga sanksionet ka nevojë për para dhe ushqim.

New York Times raportoi se takimi mes Kim dhe Putin mund të zhvillohet në qytetin port të Vladivostok, në bregun lindor të Rusisë.

Korrespondenti diplomatik i gazetës, Edward Wong, i tha kanalit BBC Neës se një ekip i nivelit të lartë i zyrtarëve të Koresë së Veriut kishte shkuar në në Vladivostok dhe Moskë në fund të muajit të kaluar.

Ndër ta kishte oficerë sigurie që merren me protokollin për udhëtimin e udhëheqjes, kështu që kjo ishte një shenjë e fortë për zyrtarët që e ndiqnin këtë këtë, tha korrespodenti Wong.

Pheniani dhe Moska nuk kanë pranuar vite më parë se Koreja e Veriut po e furnizon Rusinë me armë për t'i përdorur në luftën e saj në Ukrainë./ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco