Ukraina thotë se Rusia sulmoi Rumaninë, Bukureshti e mohon

Ukraina thotë se Rusia sulmoi Rumaninë, Bukureshti e mohon

22:06, 04/09/2023
A+ Aa A-

Rusia ka goditur një territor të Rumanisë, një shteti anëtar të NATO-s. Kështu pretendon Ukraina, duke sinjalizuar se për këtë akuzë posedon prova konkrete fotografike.

Ministri i Jashtëm, Dmitro Kuleba, tha se sulmi ka ndodhur në të njëjtën kohë kur u shënjestrua një infrastrukturë portuale në Danub. Megjithatë, vetë Rumania ka hedhur poshtë pretendimin se është sulmuar me dron nga Rusia.

“Sigurisht që ekziston rreziku i incidenteve, por tani që po flasim, ky nuk është rasti”, tha ministrja e Jashtme rumune, Luminita Odobescu.

Ndërkohë, Ukraina ka reaguar dhe për rezultatin e bisedimeve mes Erdoganit dhe Putinit në Soçi të Rusisë, duke theksuar se dështimi në rihapjen e korridorit të grurit tregon që me Presidentin rus nuk negociohet. Kievi kërkon ndërtimin e rrugëve të tjera për eksportimin e grurit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco