Kaluan kufirin me jet ski, vriten dy turistë në brigjet e Algjerisë

Kaluan kufirin me jet ski, vriten dy turistë në brigjet e Algjerisë

09:23, 01/09/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin e Mesdheut, teksa rojet bregdetare algjeriane kanë qëlluar për vdekje dy turistë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se dy turistët me franko-marokenë ndodheshin me pushime në resortin Saidia në Marok, por kanë kaluar kufirin detar duke përfunduar në ujërat algjeriane me jet ski-të e tyre.

Grupi që kaloi pa kuptuar në ujërat algjeriane përbëhej nga katër persona. Pasi qëlloi për vdekje dy prej tyre, një i tretë u arrestua nga roja bregdetare që patrullonte kufirin mes dy shteteve. Të shtënat kanë shkaktuar zemërim në Marok pasi një peshkatar postoi video të një trupi të pajetë që notonte në det.

Mohamed Kissi ishte i vetmi nga grupi prej katër vetash që u kthye në Marok. Ai tha se grupi kishte humbur dhe kishin mbetur pa karburant në ujërat algjeriane.

“Ne humbëm, por vazhduam derisa e pamë veten në Algjeri. Ne e dinim se ishim në Algjeri sepse një gomone e zezë algjeriane erdhi drejt nesh dhe na qëlluan. Falë Zotit nuk më kapën plumbat, por ata vranë vëllanë dhe shokun tim”, tha Kissi.

Sipas medoave mësohet se viktimat janë identifikuar si Bilal Kissi dhe Abdelali Merchouer, ndërsa i arrestuari është Smail Snabe, i cili ka dalë para një gjykate të mërkurën.

Një zëdhënës i qeverisë marokene nuk pranoi të komentonte mbi të shtënat, duke i thënë AFP se ishte “një çështje e gjyqësorit”, ndërsa Algjeria refuzoi po ashtu të komentonte.

Të dy kombet kanë një histori të gjatë tensionesh, pasi vazhdojnë të përplasen për Saharanë Perëndimore. Edhe kufiri prej 2,000 km i gjatë mes tyre, ka qenë një burim tensioni që kur dy shtetet fituan pavarësinë nga sundimi kolonial francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco