Borrell: Rusia po humbet terren në komunitetin ndërkombëtar

Borrell: Rusia po humbet terren në komunitetin ndërkombëtar

09:01, 01/09/2023
A+ Aa A-

Rusia po “humb terren në komunitetin ndërkombëtar” pasi sulmet e Moskës ndaj furnizimeve me drithëra ukrainase ndikojnë në vendet shumë larg konfliktit.

Kështu u shpreh kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shkruan CNN.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Bruksel pas një takimi të ministrave të jashtëm evropianë, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell përmendi Samitin e 2-të Rusi-Afrikë të mbajtur në korrik si një “dështim diplomatik” për Moskën.

“Takimi mes Rusisë dhe liderëve afrikanë ishte një dështim i plotë diplomatik dhe mendoj se Rusia po humbet terren në komunitetin ndërkombëtar”, tha Borrell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco