Danimarka do të ndalojë me ligj djegien e Kuranit: Gjobë dhe dënim me burg për shkelësit

Danimarka do të ndalojë me ligj djegien e Kuranit: Gjobë dhe dënim me burg për shkelësit

16:18, 25/08/2023
A+ Aa A-

Qeveria daneze ka paraqitur një projekt-ligj për të ndaluar djegien e librit të shenjtë të Islamit, pas trazirave të shkaktuara në disa vende myslimane nga përdhosja e Kuranit në territorin e saj.

Ligji “do të ndalojë trajtimin e papërshtatshëm të objekteve me rëndësi fetare për një komunitet fetar”, tha Ministri i Drejtësisë Peter Hummelgaard në një konferencë për shtyp, duke shtuar se referenca ishte në veçanti djegia ose shkelja e këtyre objekteve në vende publike.

“Një akt thelbësisht përçmues dhe i neveritshëm, fakti i djegies së një Kurani dëmton interesat e Danimarkës dhe danezëve”, vlerësoi ai.

Teksti i ri do të përfshihet në kreun 12 të kodit penal, i cili trajton sigurinë kombëtare. “Kjo është zemra dhe motivimi i asaj që ne po bëjmë. Ne nuk mund të vazhdojmë të qëndrojmë dhe të shohim, ndërsa disa individë bëjnë gjithçka që është e mundur për të provokuar reagime të dhunshme,” tha Hummelgaard.

Dispozita ligjore do të zbatohet gjithashtu për përdhosjen e Biblës, Torah, ose simboleve fetare si kryqi. Autori do të përballet me një gjobë dhe një dënim me dy vjet burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco