U arrestua për spiunazh, Rusia shqyrton kërkesën e SHBA-së për akses ndaj gazetarit

U arrestua për spiunazh, Rusia shqyrton kërkesën e SHBA-së për akses ndaj gazetarit

14:23, 25/08/2023
A+ Aa A-

Moska po shqyrton një kërkesë nga SHBA për të bërë një vizitë konsullore gazetarit të arrestuar të Wall Street Journal, Evan Gershkovich, raportojnë mediat ruse.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA citoi zëvendësministrin e Jashtëm rus Sergei Ryabkov të ketë thënë se një vendim ende nuk është marrë. Një gjykatë në Moskë vendosi dje se gazetari duhet të qëndrojë në burg deri në fund të nëntorit, pasi zgjati paraburgimin e tij nga 30 gushti.

Kujtojmë se amerikani Gershkovich, u arrestua me akuza për spiunazh në Rusi në fund të marsit. Nëse shallet fajtor, 32-vjeçari rrezikon dënim me burg deri në 20 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco