'Greqia po i trajton tifozët kroatë të arrestuar si të burgosur lufte', thotë Presidenti

'Greqia po i trajton tifozët kroatë të arrestuar si të burgosur lufte', thotë Presidenti

11:58, 25/08/2023
A+ Aa A-

Presidenti kroat kërcënoI se do të mbledhë 100 shtetas grekë për t'u hakmarrë për trajtimin që ai beson se i është bërë padrejtësisht, tifozëve kroatë të futbollit.

Presidenti kroat Zoran Milanoviç e ka quajtur ndalimin e Bad Blue Boys – një grupi huliganësh të lidhur me ekipin e futbollit Dinamo Zagreb – një farsë politike dhe hakmarrje etnike.

“Unë nuk e shoh sundimin e ligjit këtu, kjo është hakmarrje masive kundër një grupi etnik apo kombëtar, ata i mblodhën të gjithë tifozët kroatë dhe i futën në burg,” tha Milanoviç në fillim të kësaj jave, sipas Euronews.

“Atje janë robër lufte, atëherë le të trajtohen sipas rregullave të luftës dhe ne do të shkëmbejmë njerëz, do të mbledhim njëqind grekë për diçka, sepse ata bënë rrëmujë me copa letre”, vazhdoi ai.

Sipas Milanoviçit, ata nuk kanë shkuar atje me qëllimin për të vrarë dikë “përndryshe nuk do të kishin mundur të kalonin kufirin” dhe se kjo do të thotë “goditje politike”.

Ai këmbënguli se të qenit anëtar i Bad Blue Boys nuk është një krim në vetvete.

Sherri i dhunshëm shpërtheu më 7 gusht përpara një ndeshje kualifikuese mes AEK Athinës dhe Dinamos. Më pas ndeshja u shty.

Disa nga shtetasit kroatë, në deklaratat e tyre në lidhje me zgjatjen e paraburgimit, kanë pohuar se nuk janë as anëtarë të Bad Blue Boys dhe se janë arrestuar për shkak të shtetësisë së tyre.

“Në pesë ditët e para të paraburgimit, ata duhet të kishin ndarë të dyshuarit aktualë nga tifozët e tjerë dhe t'i linin të tjerët të shkonin në shtëpi, ndoshta me një dënim për kundërvajtje. Kjo që po ndodh tani është një farsë politike”, vazhdoi Milanoviç.

Të arrestuarit u vizituan nga ministri kroat i Drejtësisë, Ivan Malenica, dhe ministri i Jashtëm Goran Grliq Radman.

Një ndjekje pasoi menjëherë pas vdekjes së të riut, me një bllokadë që u vendos në kufijtë e vendit për të parandaluar që të gjithë të kërkuarit për përfshirje në dhunë të largoheshin nga Greqia.

“Nuk ka qenë e lehtë për qeverinë… Kryeministri është dakord që rrethanat inkriminuese janë të dyshimta. Do të presim dhe do të shohim se për çfarë do të akuzohen. Ata nuk mund të ndalohen pa bazë ligjore”, përfundoi Milanoviç./ar/sh/SYRI.NET

Image

Tifozët e futbollit që mbulojnë fytyrat, shumica e tyre nga Kroacia, shoqërohen nga policia greke teksa dalin nga selia e Policisë së Athinës, Greqi. 9 gusht 2023

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco