Policia kap nëndetësen me 2.4 tonë kokainë në mes të detit

Policia kap nëndetësen me 2.4 tonë kokainë në mes të detit

10:16, 25/08/2023
A+ Aa A-

Policia në Kosta Rika bën me dije se ka ndaluar në Oqeanin Paqësore një varkë që transportonte më shumë se 2.4 tonë lënde narkotike të llojit kokainë.

Rojet bregdetare në bashkëpunim me sektorin e antidrogës, e pikasën gjysmë-nëndetësen rreth 200 km larg brigjeve jugperëndimore të vendit.

Brenda mjetit lundrues u kapën 3 persona të cilët do të merren në pyetje për drogën, mënyrën si e kishin siguruar, si dhe kush ishin ata që fshiheshin pas saj.

Ministri i Mbrojtjes, Mario Zamora, në një deklaratë për mediat, bëri me dije se me shumë mundësi lënda narkotike, e një cilësie tepër të lartë, do të shpërndahej në tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco