FOTO policore/ Reagon Trump: SHBA është bërë vend i Botës së Tretë

FOTO policore/ Reagon Trump: SHBA është bërë vend i Botës së Tretë

09:55, 25/08/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi për herë të parë për Fox News pas publikimit të fotos së tij në ndalim policor. Trump tha se nuk u ndje rehat, për shkak se nuk ka bërë asgjë të gabuar.

Ish-presidenti deklaroi se zyrtarët në Xhorxhia insistuan që të bënin foton policore.

“Ata insistuan dhe unë pranova. Është hera e parë që kam bërë një foto policore,” tha Trump. “Nuk ndjehesh mirë sidomos kur nuk ke bërë asgjë të keqe”.

“Kjo është ndërhyrje në zgjedhje,” tha Trump. “Gjithçka vjen përmes Uashingtonit dhe Departamentit të Drejtësisë të Joe Biden Mashtruesit”.

“SHBA po shkon gjithmonë e më keq, për shkak se jemi bërë si një vend i Botës së Tretë”.

Donald Trump u dorëzua të enjten në mbrëmje tek autoritetet e Xhorxhias për t’u përballur me akuzat për përpjekjet për përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020 në atë shtet, një proces që zgjati vetëm 20 minuta dhe që përfshiu një element historik: fotografimin për herë të parë nga policia të një ish-presidenti amerikan si i dyshuar.

Ish-presidenti u la i lirë kundrejt një garancie prej 200,000 dollarësh dhe u kthye në aeroport për t'u rikthyer në Nju Xhersi, ku ai ka një nga rezidencat e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco