Kishte probleme me zemrën pas infektimit me COVID-19, ndërron jetë ylli amerikan i mundjes

Kishte probleme me zemrën pas infektimit me COVID-19, ndërron jetë ylli amerikan i mundjes

09:22, 25/08/2023
A+ Aa A-

Bray Wyatt , ylli amerikan i mundjes, vdiq nga një atak në zemër në moshën 36-vjeçare.

I njohur gjithashtu si "Fiend", emri i tij i vërtetë ishte Windham Lawrence Rotunda . 

Në vitin 2007 ai fitoi Kampionatin Botëror të Mundjes.

 Ai vinte nga një familje mundësish profesionistësh dhe kishte ndjekur gjurmët e gjyshit të tij Blackjack Mulligan, babait Mike Rotunda dhe dy xhaxhallarëve, Barry dhe Kendall Windham. 

Performanca e tij e fundit televizive u zhvillua në Royal Rumble 2023.

Ai kishte munguar në skenë për disa muaj pasi, pas kontraktimit me Covid , kishte probleme me zemrën.

Në periudhën e fundit, Sean Ross Sapp i Fightful (faqe e specializuar në mundje) shkruan në rrjetet sociale , "është bërë përparim i rëndësishëm në funksion të rikthimit dhe shërimit të tij. Fatkeqësisht, më 24 gusht ai pësoi një atak në zemër dhe vdiq".

Wyatt ka lindur më 23 maj 1987 në Brooksville , Florida. 

Në World Wrestling Entertainment ai ishte dy herë kampion i WWE Universal, një herë kampion WWE, një herë kampion i SmackDown Tag Team si udhëheqës i familjes Wyatt dhe një herë kampion i Raw Tag Team me Matt Hardy.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by WWE (@wwe)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco