Inteligjenca britanike: Prigozhin ka shumë gjasa ka vdekur, por nuk ka provë përfundimtare

Inteligjenca britanike: Prigozhin ka shumë gjasa ka vdekur, por nuk ka provë përfundimtare

09:01, 25/08/2023
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar është shprehur se nuk ka shumë gjasa që shefi i grupit mercenar Wagnerit, Yevgeny Prigozhin të ketë vdekur por nuk asnjë "provë përfundimtare" që e vërteton këtë.

Në përditësimin e saj të përditshëm të inteligjencës, Ministria britanike tha gjithashtu se vdekja e tij do të kishte një "efekt thellësisht destabilizues" për grupin Wagner. 

Në përditësim thuhet:

Saktësisht dy muaj pas rebelimit të Wagner Group, një avion biznesi Embraer i lidhur me Wagner u rrëzua pranë Tverit, midis Moskës dhe Shën Petersburgut.  Autoritetet ruse pretendojnë se 10 persona në bord kanë vdekur, përfshirë shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin. Nuk ka ende prova përfundimtare që Prigozhin ishte në bord dhe dihet se ai ushtronte masa të jashtëzakonshme sigurie. Megjithatë, ka shumë të ngjarë që ai të jetë me të vërtetë i vdekur.

Me tej në deklaratë thuhej:

Vdekja e Prigozhin pothuajse me siguri do të kishte një efekt thellësisht destabilizues në Grupin Wagner.  Atributet e tij personale të hiper-aktivitetit, guximit të jashtëzakonshëm, dëshirës për rezultate dhe brutalitetit ekstrem e përshkronin Prigozhinin dhe nuk ka gjasa të krahasohen nga ndonjë pasardhës. Vakuumi i lidershipit të Wagner do të komplikohej nga raportet se themeluesi dhe komandanti në terren Dimitry Utkin dhe shefi i logjistikës Valery Chekalov gjithashtu vdiqën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco