VIDEO-E rrallë/ Arabia Saudite përfshihet nga stuhia shi dhe erë

VIDEO-E rrallë/ Arabia Saudite përfshihet nga stuhia shi dhe erë

20:45, 24/08/2023
A+ Aa A-

 Stuhi dhe shira të fuqishëm kanë pushtuar Mekën në Arabinë Saudite.

Stuhia solli erëra të forta që tejkalojnë 80 kilometra (50 milje) në orë, tha për AFP Hussein al-Qahtani, zëdhënës i Qendrës Kombëtare për Meteorologjinë.

Kushtet ishin të ngjashme me një stuhi të vitit 2015 që përfshiu Xhaminë e Madhe, duke vrarë më shumë se 100 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë, tha Qahtani.

Nuk raportohet për viktima nga stuhia e së martës.

Meka e Al-Kakkiyah regjistroi 45 milimetra shi brenda 24 orëve, sipas informacioneve nga qendra meteorologjike.

Gjithçka ndodhi brenda pak minutash, kur nisi stuhia e shiut.

Qeveria rajonale e Mekës bëri me dije se shkollat ??do të mbylleshin në një pjesë të Mekës dhe mësimet do të zhvillohen në një platform elektronike.

Qendra meteorologjike paralajmëroi për stuhi të tjera të mërkurën që do të sjelli shi, stuhi dhe bubullima në rajonin e Mekës dhe në Arabinë Saudite perëndimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco