Punoi 200 orë jashtë orarit, mjeku i ri në Japoni kryen vetëvrasje

Punoi 200 orë jashtë orarit, mjeku i ri në Japoni kryen vetëvrasje

19:30, 24/08/2023
A+ Aa A-

Një mjek i ri në Japoni u vetëvra vitin që shkoi nga orët e tepërta të punës. Dhe, tashmë familjarët e 26-vjeçarit kërkojnë që situata të ndryshojë në vendin që njihet prej kohësh për kulturën e punës së tepërt.

Takashima Shingo punonte si mjek në një spital në Kobe City kur kreu vetëvrasje majin e shkuar. Sipas mediave në vend, ai kishte punuar mbi 200 orë jashtë orarit të punës brenda një muaji, pa marrë asnjë ditë pushim.

Qendra mjekësore ku ai punonte i mohoi akuzat në një konferencë për shtyp të mbajtur javën e kaluar.

Por në qershor, organi qeveritar i inspektimit të punës vendosi se vdekja e tij ishte incident i lidhur me punën për shkak të orëve të tij të gjata, duke nënvizuar kështu presionin e bërë mbi punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Japonia lufton prej kohësh një kulturë të vazhdueshme të punës së tepërt. Ka punonjës në sektorë të ndryshëm që raportojnë orë ndëshkimi, presion të lartë nga mbikëqyrësit e kompanisë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies.

Kjo ka bërë që në vend të lindë një fenomen i quajtur “karoshi” ose “vdekje nga puna e tepërt” – duke çuar në legjislacionin që synon të parandalojë vdekjen dhe lëndimet nga orët e tepërta të punës.

Në një konferencë shtypi të premten e kaluar, familja e Takashima-s rrëfeu se i riu u kishte thënë se situata ishte e vështirë dhe se askush nuk ‘po e ndihmonte.

“Djali im nuk do të bëhet një mjek i sjellshëm, as nuk do të mundë të shpëtojë pacientë dhe të kontribuojë në shoqëri,” shtoi ajo.

“Megjithatë, sinqerisht shpresoj që ambienti i punës për mjekët të përmirësohet në mënyrë që e njëjta histori të mos përsëritet në të ardhmen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco