Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Spanjë, edhe Borrelli i lumtur: Gratë tona po mësojnë të luajnë futboll si burrat!

Spanjë, edhe Borrelli i lumtur: Gratë tona po mësojnë të luajnë futboll si burrat!

11:58, 24/08/2023
A+ Aa A-

Josep Borrell i shtoi edhe ca benzinë, debatit mbi maskilizmin pas polemikës së shkaktuar nga puthja “e papranueshme” e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit ndaj yllit të Kupës së Botës, Jenni Hermoso.

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, është në qendër të polemikave të fundit të Kupës së Botës për femra, pas komenteve që ai bëri në televizionin publik spanjoll të mërkurën.

Duke festuar fitoren e Spanjës, Përfaqësuesi i Lartë tha se ishte i lumtur të shihte se "gratë tona po mësojnë të luajnë futboll ashtu si burrat".

Këto fjalë i kanë ndezur spanjollët, duke ardhur sikundër ndodhin në një kohë kur “maskilizmi” i futbollit është në qendër të debatit publik.

Ai kujtoi gjithashtu se goli i Iniesta-s në finalen e Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut "na bëri edhe ne kampionë të Spanjës", duke e krahasuar atë me golin e fitores të Olga Carmona të dielën.

Fitorja e femrave u dëmtua nga polemikat pasi Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, puthi në mënyrë "të papranueshme", futbollisten që shkëlqeu në Kupën e Botës, Jenni Hermoso.

Komentet e Borrell i kanë shtuar benzinë zjarrit teksa njerëzit pyesin pse kampionet nuk mund ta festojnë fitoren e tyre historike në paqe.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së e lëshon gojën.

Një nga rastet më të famshme ishte kur, si ministër i Jashtëm i Spanjës, ai e përmblodhi historinë e Shteteve të Bashkuara duke pretenduar se gjithçka që ata bënë ishte vrasja e nja katër indianëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco