Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Kanali i grupit 'Wagner': Avioni i Prigozhin u qëllua nga mbrojtja ajrore ruse

19:45, 23/08/2023
A+ Aa A-

Bosi i kompanisë mercenare ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin mendohet se ka humbur jetën pasi një avion ku ai po udhëtonte, u rrëzua në rajonin Tver në Rusi.

BBC raporton se sipas një kanali të lidhur me grupin ‘Wagner’, avioni është rrëzuar nga mbrojtja ajrore ruse.

Prigozhin udhëhoqi një kryengritje ndaj Vladimir Putin rreth dy muaj më parë. Më pas ai kishte mbajtur një profil të ulët.

Ministria ruse e Emergjencave konfirmoi se dhjetë personat në bordin e avionit kanë humbur jetën.

Video të shumta të postuara në rrjetet sociale tregojnë avionin duke u rrëzuar.

Prigozhin, i cili besohet të ketë qenë në bordin e fluturimit, u dërgua në Bjellorusi pas marshimit të tij drejt Moskës. Ai e anuloi kryengritjen dhe mercenarët e tij u tërhoqën pasi udhëheqësi bjellorus Aleksandër Lukashenko ndihmoi ndërmjetësimin e një “marrëveshjeje”.

Dikur një i besuar i ngushtë i Vladimir Putinit, Prigozhin kishte kritikuar shpesh ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu dhe gjeneralin e lartë Valery Gerasimov në fjalimet publike për formën si po e trajtonin pushtimin e Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco