Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

India bën histori: Ul me sukses sondën kozmike në polin jugor të Hënës

India bën histori: Ul me sukses sondën kozmike në polin jugor të Hënës

14:41, 23/08/2023
A+ Aa A-

Sonda kozmike e Indisë,  Chandrayaan-3 preku sipërfaqen e Hënës, duke e bërë Indinë vendin e parë që ul me sukses një anije kozmike pranë polit jugor të Hënës.

Të gjitha misionet e mëparshme në Hënë kanë qënë pranë ekuatorit - por eksplorimi i polit jugor është çelësi për kërkimin e ujit. Shkencëtarët tani shpresojnë të vendosin një rover për të dërguar imazhe dhe të dhëna përsëri në Tokë.

Brohoritje dhe gëzim i jashtëzakonshëm në sallën e kontrollit të sondëz

Duartrokitje të furishme shpërthyen në sallën e kontrollit  të sondës indiane ndërsa vendi, India, shënoi histori.

Kryeministri Narendra Modi u shfaq në ekran duke buzëqeshur dhe duke valëvitur një flamur indian ndërkohë që sonda Chandrayaan-3 bëri një ulje të suksesshme.

"India tani është në Hënë" - thotë Kryeministri Modi

“India është tani në Hënë”, tha kryeministri Modi, duke iu drejtuar shkencëtarëve dhe punonjësve të dhomës së kontrollit të ISRO. Ai ndodhet në Afrikën e Jugut tani, por tha se mendja e tij është me Chandrayaan-3 si gjithë të tjerët në vend.

Kryeministri indian përgëzoi dhomën e kontrollit të sondës kozmike, ISRO dhe të gjithë indianët e tjerë për këtë arritje të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco