VIDEO/ Çfarë po ndodh në Romë? Shihet shkumë e bardhë në rrugë pas shiut

VIDEO/ Çfarë po ndodh në Romë? Shihet shkumë e bardhë në rrugë pas shiut

09:40, 06/08/2023
A+ Aa A-

Një fenomen i çuditshëm i bërë viral përshkak të video dhe fotove të publikuar në rrjete sociale ka pushtuar rrugët e Romës, këtë fundjavë.

Të premten dhe të shtunën një shkumë e bardhë shihet në rrugët e kryeqyteti italian pas shiut që ra.

 “E gjithë Roma e mbushur me këtë shkumë të bardhë, çfarë do të jetë?” pyet një përdorues që ndan një video në Facebook. 

Por sipas medias italiane Corriere Roma , është një kombinim i "substancave dhe papastërtive, të një natyre organike, nga gjethet deri te mbetjet ushqimore, të cilat gjenden në asfalt" .

"Sa më të mëdha të jenë këto mbetje, aq më e madhe do të jetë shkuma," shpjegoi Luca Tortora , profesor i kimisë në departamentin e shkencës të universitetit Roma, për Corriere .

"Efekti përcaktohet nga ndërveprimi midis ujit dhe materialit organik në sipërfaqen e rrugës që nuk është hequr, si pjalmi, gjethja, mbetjet ushqimore ose materiale të tjera organike: sa më i fortë të jetë shiu, aq më shumë ajër absorbohet në në brendësi të një përzierjeje uji, pra shiu, dhe mbeturinave të natyrës organike, më pas krijojnë shkumën”, shtoi Tortora.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco