SHBA miraton pilulën e parë për trajtimin e depresionit pas lindjes

SHBA miraton pilulën e parë për trajtimin e depresionit pas lindjes

09:07, 05/08/2023
A+ Aa A-

Rregullatorët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë miratuar pilulën e parë për trajtimin e depresionit pas lindjes, duke ofruar një shpëtim për një në shtatë nëna të reja që vuajnë nga kjo gjendje çdo vit.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha të premten se kishte miratuar Zurzuvae, të prodhuar nga Biogen dhe Sage Therapeutics, për trajtimin e depresionit të rëndë që lidhet me lindjen e fëmijëve ose shtatzëninë.

Deri më tani, trajtimi për depresionin pas lindjes në SHBA ishte i disponueshëm vetëm në formën e një injeksioni intravenoz.

Ilaçi, Brexanolone, kërkon një infuzion intravenoz 60-orësh në një spital dhe kushton rreth 34,000 dollarë, sipas New York Times.

Sage Therapeutics dhe Biogen, e cila ka selinë në Kembrixh, Massachusetts, tha se priste që ilaçi të jetë i disponueshëm në treg këtë vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco