'Fox News': George Soros po derdh miliona për ta kthyer Teksasin majtas

'Fox News': George Soros po derdh miliona për ta kthyer Teksasin majtas

10:03, 02/08/2023
A+ Aa A-

Rrjeti i njohur amerikan, Fox News, raporton se miliarderi kontrovers, George Soros, po sponsorizon një entitet misterioz në Teksas, që synon ta kthejë majtas këtë shtet të rëndësishëm republikan.

Të dhënat tregojnë se Soros ka ofruar të paktën 750 mijë dollarë për Komitetin Politik të Shumicës në Teksas, një organizatë hije, e cila deklaroi se ka mbledhur 752 mijë dollarë gjatë kësaj kohe, çka do të thotë se Soros po e nxit këtë grup të katapultohet në nivele të larta të politikës.

Qëllimi i organizatës është që të ndihmojë të zgjidhen sa më shumë demokratë në Teksas.

Për këtë organizatë hije nuk ka virtualisht thuajse asnjë informacion online. Ajo është regjistruar në dhjetor të vitit të kaluar dhe faqja e saj nuk gjendet as në motorët e kërkimit si në Google.

Akoma mbetet e paqartë së si funksionon kjo organizatë. Dyshohet se ajo është akoma në proces rekrutimi.

As organizata dhe as një zëdhënës i Soros nuk kanë reaguar për këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco