Ujqërit shpallen një specie e zhdukur në provincën spanjolle të Andaluzisë

Ujqërit shpallen një specie e zhdukur në provincën spanjolle të Andaluzisë

09:51, 02/08/2023
A+ Aa A-

Ujqërit janë shpallur një specie e zhdukur në provincën spanjolle të Andaluzisë. Një raport nga departamenti i mjedisit i qeverisë provinciale tha se që nga viti 2020, nuk kishte asnjë shenjë që ata ishin të pranishëm, pavarësisht se ishin një specie e mbrojtur.

Është vlerësuar se më së voni deri në vitin 2010, në Andaluzi kishte gjashtë deri në tetë tufa ujqërish, kryesisht në Sierra Morena, ku kishte deri në 56 individë. Përkundër faktit se ujku sapo është shpallur një specie e zhdukur, ekspertët nga Andaluzia thonë se nuk ka asnjë provë për praninë e tyre në zonë që nga viti 2013, raporton Guardian.

“Ky është një lajm i keq dhe konfirmon një prirje negative për pak tufa ekzistuese të ujqërve në Spanjën jugore, të cilët janë fizikisht dhe gjenetikisht të izoluar nga ujqërit në pjesën tjetër të Spanjës, për shkak të humbjes së habitatit, gjuetisë pa leje dhe gjuetisë së paligjshme,” u shpreh koordinatori i ruajtjes së Fondit të Kafshëve të Egra në Spanjë, Luis Suarez.

Ai shtoi se zhdukja e ujqërve lidhet drejtpërdrejt me mungesën e vullnetit politik të pushtetit rajonal për të marrë masa adekuate mbrojtëse. Në rast se ujku cilësohet si i rrezikuar, qeveria provinciale do të duhet të marrë masa ligjore për të mbrojtur popullsinë lokale të asaj kafshe.

The Guardian thekson se Spanja kishte popullsinë më të madhe të ujqërve në të gjithë Evropën, me 9,000 në mesin e shekullit të 19-të, por vetëm disa qindra kishin mbetur në mesin e viteve 1970. Kur helmimi u shpall i jashtëligjshëm gjatë asaj periudhe, popullata e ujqërve filloi të shërohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco