Zelensky thotë se e di saktësisht se si do të vdesë Putin

Zelensky thotë se e di saktësisht se si do të vdesë Putin

23:15, 01/08/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është zotuar se Vladimir Putin do të vdesë si njeri i mposhtur.

Ai tha se forcat ruse e kuptojnë “thellë në zemrat e tyre” se nuk mund të fitojnë në Ukrainë dhe hodhi poshtë idenë se konflikti mund të zvarritet për dekada si disa nga luftërat e tjera të Kremlinit.

“Nuk mundet”, tha Zelensky për TV Globo të Brazilit. “Putini nuk do të jetojë aq shumë vite. Ai nuk luftoi në Siri me ritmin që po lufton me ne. Kjo është arsyeja pse ai nuk do të qëndrojë 30 vjet. Ai nuk do të qëndrojë, do të vdesë. Padyshim”.

I pari i shtetit ukrainas parashikoi se lideri rus do të vdes maksimalisht brenda dhjetë vjetëve.

Lideri ukrainas tha se veprimet e trupave ruse tregojnë se ata “nuk janë në gjendje të pushtojnë plotësisht Ukrainën dhe të na shkatërrojnë”, raporton metro.co.uk.

“Ata ishin të aftë në fillim”, vazhdoi presidenti. “Ata menduan se do të na pushtonin. Por, ne bëmë diçka brenda dhe nga jashtë shteti, e cila na mundësoi të bëheshim më të fortë se ata”.

Duke u zotuar se do t’i rezistojë çdo oferte të Rusisë – tani ose në të ardhmen – për të mos t’iu nënshtruar rusëve, ai tha se “për sa kohë që jemi gjallë, nuk do t’i lejojmë ata të bëhen aq të fortë sa ishin në fillim”.

Ndryshe, kundërofensiva e vazhdueshme ukrainase – falë armëve të aleatëve perëndimorë –  është intensifikuar javët e fundit ndërsa së fundi kanë nisur sulmet me dron në kryeqytetin rus, Moskë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco