VIDEO/ Shembet vinçi në Manhatan, gjashtë të lënduar

VIDEO/ Shembet vinçi në Manhatan, gjashtë të lënduar

08:47, 27/07/2023
A+ Aa A-

Gjashtë persona, mes të cilëve katër civilë dhe dy zjarrfikës, kanë marrë lëndime të lehta pas shembjes së një vinçi mëngjesin e së mërkurës në Manhatan.

Sipas raportimeve të mediave në vend, një nga zjarrfikësit pati dhimbje gjoksi dhe u transportua në një spital të zonës, por pa asnjë rrezik për jetën.

Incidenti ndodhi në një kantier ndërtimi ku zjarrfikësit kishin shkuar për t’iu përgjigjur një rasti zjarri. Papritmas vinçi u rrëzua duke u përplasur në një ndërtesë matanë rrugës.

Zjarri shpërtheu ndërsa operatori i vinçit po ngrinte rreth 16 tonë beton. Operatori vuri re zjarrin në motorin e vinçit dhe u përpoq ta shuante, nuk mundi. Më pas, ai është larguar i sigurt nga kabina e vinçit.

Zyrtarët besojnë se zjarri dobësoi kabllon e vinçit deri në një pikë kur u shemb.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco