Mbytet anija në Indonezi, humbin jetën 15 persona, zhduken 19 të tjerë

Mbytet anija në Indonezi, humbin jetën 15 persona, zhduken 19 të tjerë

10:02, 24/07/2023
A+ Aa A-

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, 19 të tjerë janë të zhdukur dhe vetëm 6 deri më tani kanë mbijetuar nga mbytja e një anije në ishullin indonezian të Sulawesi.

Mediat e huaja shkruajnë se dyshimet e para janë se shkaku i fundosjes, i cili ndodhi rreth mesnatës së së dielës deri të hënën me orën lokale, është ende i paqartë. Ishte një udhëtim vetëm 20 minuta, një distancë prej një kilometër.

“Të gjitha viktimat janë identifikuar dhe dorëzuar te familjet e tyre, ndërsa të mbijetuarit tani po trajtohen në spitalet lokale”, tha Muhammad Arafah nga departamenti lokal i kërkimit dhe shpëtimit.

Anija po transportonte njerëzit në një gji në ishullin Muna, rreth 200 kilometra në jug të Kentari, kryeqyteti i provincës juglindore Sulawesi.

Anijet janë një mënyrë e zakonshme transporti në Indonezi, një arkipelag me më shumë se 17,000 ishuj dhe aksidentet janë të zakonshme pasi standardet e dobëta të sigurisë shpesh lejojnë që anijet të mbingarkohen pa pajisjet e duhura për shpëtimin e jetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco