Dronet ruse hedhin në erën depon e municioneve në Krime, shkatërrohet dhe një magazinë drithërash në Odessa

Dronet ruse hedhin në erën depon e municioneve në Krime, shkatërrohet dhe një magazinë drithërash në Odessa

08:17, 24/07/2023
A+ Aa A-

Goditet depoja e municioneve në Krime. Raportohet se forcat e mbrojtjes ajrore dhe sistemet e luftës elektronike rrëzuan 11 mjete ajrore pa pilot mbi Krime. Ndërkohë, një aksident me dron ka dëmtuar një shtëpi private. Këtë e bëri të ditur kreu i rajonit Sergei Aksenov në Telegram.

“Në qiellin mbi Krime, 11 UAV të armikut u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore dhe pajisjet e luftës elektronike. Një depo municioni në rrethin Dzhankoysky u godit. Një shtëpi private në rrethin Kirovsky u dëmtua gjithashtu nga fragmente UAV,” tha ai.

Gjatë natës dronet ruse kanë shënjestruar një infrastrukturë portuale ukrainase në rajonin jugor të Odessa-s, ku kanë shkatërruar një magazinë drithi. Kjo është bërë e ditur nga Komanda Operative e Ukrainës për jugun e vendit. “Gjatë natës një sulm pothuajse pre katër orësh i kryer nga dronët Shahed-136 u drejtua kundër një infrastrukture portuale,” tha ushtria e Kievit në Facebook. “Një magazinë drithërash u shkatërrua dhe u dëmtuan rezervuarët e magazinimit për ngarkesat e tjera,” shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco