Twitter, mirupafshim zogut të vogël: Elon Musk njofton ndryshimin e logos

Twitter, mirupafshim zogut të vogël: Elon Musk njofton ndryshimin e logos

07:28, 24/07/2023
A+ Aa A-

Twitter është gati t'i thotë lamtumirë zogut të tij historik.

Të dielën në mëngjes, pronari i rrjetit social Elon Musk njoftoi një ndryshim të identitetit vizual për platformën. 

“Do t’i themi lamtumirë markës Twitter dhe pak nga pak të gjithë zogjve”, ka shkruar ai në rrjetin social duke iu referuar logos emblematike të saj. 

Musk më pas zbuloi një video që tregon një shkronjë vezulluese "X" që i referohet emrit të ri zyrtar: X Corp.

“Nëse një logo mjaft e mirë X do të publikohet deri sonte, nesër ajo do të jetë në mbarë botën”, siguroi Musk komunitetin e tij të fansave përpara se të zbulonte videon me logon “X”. 

Me këtë ndryshim, Elon Musk, pronar i Twitter që nga tetori i vitit 2022, vazhdon të imponojë markën e tij në rrjetin social. 

Kjo pavarësisht pakënaqësisë në rritje të përdoruesve dhe reklamuesve. Që kur mori drejtimin në tetor, manjati i biznesit ka tjetërsuar një pjesë të madhe të përdoruesve të internetit duke fituar para nga disa nga shërbimet e mëparshme falas të rrjetit social, si certifikimi i llogarisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco