Putin i frikësohet rebelimit, rrit sigurinë personale

Putin i frikësohet rebelimit, rrit sigurinë personale

22:35, 23/07/2023
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin ka përforcuar Gardën e tij Kombëtare me njësinë e vet elitare të forcave speciale, gjithashtu me tanke, aeroplanë luftarakë dhe artileri për ta mbrojtur veten nga një rebelim tjetër.

Presidenti rus urdhëroi personalisht njësinë e forcave speciale Grom të Ministrisë së Brendshme të zhvendoset nën komandën e Gardës Kombëtare, sipas Alexander Khinshtein, një deputet i partisë “Rusia e Bashkuar e Putinit”, transmeton Telegrafi.

“Me vendim të presidentit, njësia Grom po i transferohet Gardës Kombëtare Ruse së bashku me stafin dhe të gjithë infrastrukturën”, tha ai.

Grom, ka një reputacion për operacione të ashpra për kapjen e liderëve të bandave dhe ka rreth 7,000 burra.

Putini krijoi Gardën Kombëtare në vitin 2016 dhe urdhëroi që t’i raportonte direkt atij, dhe jo ministrisë së Mbrojtjes, duke bërë që analistët ta përshkruanin atë si “Gardën e tij Pretoriane”.

Garda drejtohet nga ish-truproja e tij, Viktor Zolotov, dhe ka 320,000 burra, që më parë shiheshin si një kryqëzim midis policisë së armatosur dhe njësive të milicisë, roli kryesor i të cilëve kishte qenë shtypja e protestuesve anti-Kremlin.

Megjithatë, që nga rebelimi i liderit mercenar të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, muajin e kaluar, mendimi i Putinit ka ndryshuar dhe ai tani thuhet se është i shqetësuar për besnikërinë e shërbimeve të tij të sigurisë dhe oficerëve ushtarakë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco