Stuhia ndërpret seancën e Kuvendit të Kroacisë: Uji filloi të hyjë në sallë nga dyert

Stuhia ndërpret seancën e Kuvendit të Kroacisë: Uji filloi të hyjë në sallë nga dyert

17:33, 21/07/2023
A+ Aa A-

Seanca e Parlamentit kroat u ndërpre për pak kohë të premten për shkak se uji hyri në dhomë, pasi Zagrebi u godit përsëri nga një stuhi e fortë.

“Mbyllni dritaren, uji është depërtuar”, tha kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviç, duke urdhëruar një pushim 10-minutësh derisa shërbimet parlamentare të mbyllin dritaret e hapura.

Përkatësisht, uji filloi të rrjedhë nga dritarja e hapur dhe të depërtojë në murin e sallës së kuvendit. Uji ka nisur të hyjë edhe në dyert kryesore të Kuvendit, të cilat janë mbyllur menjëherë dhe janë mbrojtur me peshqir.

Pasdite Zagrebi u godit sërish nga një stuhi e fortë e shoqëruar me erë të fortë dhe shi.

Kuvendi po debaton për gjendjen e gjyqësorit në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga presidenti i Republikës, Zoran Milanoviq, shkruan HRT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco