Tragjike/ Gjyshërit rrahin për vdekje mbesën 5 vjeçe sepse bëri pis pantallonat

Tragjike/ Gjyshërit rrahin për vdekje mbesën 5 vjeçe sepse bëri pis pantallonat

17:22, 21/07/2023
A+ Aa A-

Një histori tragjike është regjistruar në Çikago.

Gjyshërit kanë rrahur për vdekje mbesën e tyre 5-vjeçare, pasi kishte ndotur pantallonat, duke mos treguar që kishte nevojë për të shkuar në tualet.

Ky fat tragjik ishte për Jadën e vogël, e ndërsa kanë qenë vetë gjyshërit që kanë njoftuar policinë, duke rrëfyer se janë të vetëdijshëm se ishin ‘më të ashpër se ç’duhej’.

Për fat të keq kjo nuk ishte hera e parë që gjyshërit kishin dhunuar të vogël, madje ato vetë kanë treguar se e kishin paralajmëruar mbesën se ‘nëse ndoste pantallonat, do e fshikullonin me rrip’.

Gjyshërit janë arrestuar nga policia dhe akuzohen për vrasje të shkallës së parë  të shkaktuar nga lëndime të shumta për shkak të abuzimit të fëmijëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco