Vendos çip në kokë për të kontrolluar ëndrrat e fëmijërisë, për pak vdes

Vendos çip në kokë për të kontrolluar ëndrrat e fëmijërisë, për pak vdes

16:56, 21/07/2023
A+ Aa A-

Një histori e pabesueshme dhe përtej imagjinatës njerëzore është ajo që vjen nga Rusia, ku një person, ka zgjedhur një metodë të veçantë e të padëgjuar më parë, vetëm e vetëm për të kontrolluar ëndrrat e tij.

Ai instaloi një në kokën e tij, por një incident gjatë një seance stërvitore bëri që atij t’i dëmtohej pajisja në fjalë, çka e bëri të domosdoshme një ndërhyrje kirurgjikale, pasi i rrezikohej jeta në e mbante.

Çipi i vendosur në kafkën e Mikhail Radugës, sipas këtij të fundit, e ndihmonte atë me ëndrrat, për të cilat thotë se ka punuar që në fëmijëri dhe ka eksperimentuar në këtë temë prej një viti e gjysmë.

Ai shton se kishte kërkuar që çipi t’i vendosej nga një ekip i specializuar mjekësh, por spitali ku kishte shkuar nuk e kishte pranuar ndërhyrjen, duke e cilësuar të rrezikshme. Kjo bëri që ai ta vendoste vetë çipin.

Por, kur kaluan vetëm pak kohë, ai kuptoi se po humbiste shumë gjak dhe kërkoi menjëherë ndihmë mjekësore, pasi kështu i rrezikohej jeta. Pas një operacioni, që zgjati disa orë, atij iu bë e mundur heqja e çipit, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco