Luani në arrati që tmerroi banorët e Berlinit mund të ketë qenë një derr i egër

Luani në arrati që tmerroi banorët e Berlinit mund të ketë qenë një derr i egër

16:52, 21/07/2023
A+ Aa A-

Autoritetet gjermane po anulojnë kërkimet për një luaneshë që thuhej se po bredhte në periferi të Berlinit pasi nuk gjetën prova.

Policia ka qenë në kërkim të këtij ‘luani’ për më shumë se një ditë pasi u njoftua për një kafshë të egër në arrati nga qytetarët, por nuk gjeti asnjë gjurmë, transmeton Telegrafi.

Pasi folën me ekspertët, autoritetet tani besojnë se krijesa në fakt është një derr i egër.

Në zonat ku supozohej se ishte pikasur luani, nuk u gjet asnjë gjurmë putrash apo material ADN-je, si p.sh mbetje e kafshës.

 “Nuk ekziston ndonjë rrezik”, tha Michael Grubert, kryebashkiaku i zonës Kleinmachnow ku kafsha u pa për herë të parë.

Megjithatë, ai shtoi se policia do të jetë në gjendje gatishmërie në rast se ndryshon situata.

Më herët, policia i tha BBC-s se besonte se një video që qarkullonte gjerësisht nga Kleinmachnow ishte autentike.

Ata thanë se dy oficerë e kishin parë kafshën rreth 20 metra larg gjatë natës të enjten dhe e identifikuan atë si një “mace e madhe”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco