Kërcënon Putini: Nxjerr artilerinë e rëndë nëse sulmohet Bjellorusia

Kërcënon Putini: Nxjerr artilerinë e rëndë nëse sulmohet Bjellorusia

16:42, 21/07/2023
A+ Aa A-

Një kërcënim serioz vjen nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në drejtim të Polonisë, i cili theksoi se pjesa perëndimore e këtij shteti ishte një dhuratë nga Bashkimi Sovjetik dhe Stalini.

Gjithashtu paralajmëron me reagim të fuqishëm nëse ndodh një sulm ndaj Bjellorusisë.

‘Kur Polonia u braktis nga aleatët e saj perëndimor, u hodh në makinerinë gjermane të luftës dhe zyrtarisht humbi pavarësinë dhe shtetësinë e saj, ishte Bashkimi Sovjetik që ia ktheu në pjesën më të madhe. Pikërisht falë Bashkimit Sovjetik dhe falë hapave të ndërmarra nga Stalini, Polonia mori pjesën më të madhe të territoreve në Perëndim, që ishte tokë gjermane. Ky është një fakt.

Territori në perëndim është një dhuratë e Stalinit për Poloninë. Miqtë tanë në Varshavë e kanë harruar? Ne po ua rikujtojmë. Teksa liderët polakë, që me shumë mundësi po formojnë një lloj koalicioni nën ombrellën e NATO-s për tu përfshirë drejtpërdrejtë në konfliktin e Ukrainës, në mënyrë që të marrin një pjesë të madhe të Ukrainë për vete.

Duan të marrin mbrapsht tokën historike të tyre, siç e konsiderojnë ata pjesën perëndimore të Ukrainë. Është mirë e ditur se ata ëndërrojnë edhe tokat e Bjellorusisë. Sa për Ukrainën, është punë e regjimit nëse dëshirojnë të tradhtojnë vendin e tyre dhe të shesin diçka për të paguar zotëruesit e tyre. Nuk do të përfshihemi. Por një agresion ndaj Bjellorusisë, do të thotë sulm ndaj Rusisë. Ne do të reagojmë me të gjitha mjetet në dispozicion.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco